Prokuroria shpall moskompetencën, kreu i PD në Fier nxjerr formularët: Me emra,...

Prokuroria shpall moskompetencën, kreu i PD në Fier nxjerr formularët: Me emra, numra dhe firma, vazhdë e përpjekjeve për të manipuluar ’25 prillin’

49
0
Shares

Kreu i PD në Fier, Luan Baçi shkruan se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ka shpallur moskompetencë për të hetuar formularët që janë shpërndarë në disa institucione të administratës si formë presioni ndaj punonjësve.

Baçi thotë se Prokuroria e Fierit duhet të kishte nisur hetimet për kallëzimet ndaj kryebashkiakut Armando Subashi dhe drejtoreshës së MJVKSH Fier, Mirela Mitri.

Por teksa kërkon shpjegime nga Prokuroria, Baçi ka nxjerrë foto të formularëve ku tregohen emrat, mbiemrat, nr. Telefonit, ID, dhe firmat mbi to.

Sipas Baçit fenomeni i presionit në administratë po përhapet dhe thekson se kjo është në vazhdën e përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.

I kerkojme prokurorise:

1) Te na vini ne dispozicion vendimin qe keni marre per kete moskompetence

2) kujt i eshte derguar ky kallzim.

Keto elemente duhet te kishin gjetur pasqyrim ne pergjigjen qe na keni derguar.

Ky kallezim ka te beje ne nje fenomen qe po perhapet shume ne administraten tone publike dhe iniciohet dhe drejtohet nga drejtuesit e institucioneve me porosi te drejtuesve te larte te shtetit, ne vazhden e shume perpjekjeve te tjera te pa ligjshme, per manipulimin e zgjedhjeve te 25 Prillit.

Ne raste se i referoheni nenit 75/a pika c te kodit te procedures penale, shtetsja Mirela Mitri nuk eshte subjekte i ketij neni dhe prokuroria Fier duhet te kishte filluar hetimet

Po ju vem perseri ne dispozicion publikisht, formularet me emra dhe mbiemra, nr ID, nr tel dhe firmat e tyre te depozituara ne institucionet ku ata punojne.

Si dhe per publikun pergjigjen e prokurorise per shpallje mos kopetence dhe shkresen tone zyrtare, qe kerkojme shpjegimet e cituara me larte.

Per dijeni shkresa i dergohet dhe :

Prokurorit te Pergjithshem Olsion Çela dhe Keshillit te Larte te Prokurorise”,shkruan ai.

Pas denoncimit dhe berjes publike nga ana jone, te disa formulareve, qe drejtues te ndryshem institucionesh kane vene ne…

Publiée par Luan Baci sur Vendredi 2 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY