Vendi në kolaps, Basha: Ja pse e kamë vënë gjithë theksin tek...

Vendi në kolaps, Basha: Ja pse e kamë vënë gjithë theksin tek ekonomia

36
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot ne emisionin Cim Peka Luve se vendi eshte në kolaps.

Lulzim Basha: Nuk është në tagrin tim të vlerësoj se si sjellja ime perceptohet sepse kjo nuk bëhet për hir të sjelljes time, nqs e keni fjalën pse e kam vendosur theksin tek ekonomia është për një arsye shumë të thjeshtë, sot vëndi ndodhet në prag të një kolapsi të vërtetë dhe këtë çdo shqiptar e shikon edhe e ndjen përditë edhe unë e ndiej në cdo ditë që jam në kontakt me ta.
Ajo që më shqetëson jashtë masë është se ndonëse në gjashtë muajt e fundit kjo qeveri edhe ky kryeministër jo vetëm që e kanë braktisur totalisht ekonominë edhe fatin e shqiptarit të thjeshtë por po vazhdojnë të bëjnë të njejtat gjëra që kanë bërë shtatë vite me rradhë që janë arsyeja pse jemi këtu.
Le ta themë më konkretisht, e mbani mend pas tërmetit të 26 nëntorit që u shkul e gjithë bota për të na ndihmuar.

Lulzim Basha: Për këto 6 muaj që të marrë përgjegjësit dhe mos ta lërë shqipëtarin e thjeshtë mos ta lërë ekonomin shqipëtare të bjerë në kolaps, se pyetja është shumë e thjeshtë në qoftë se unë sot do të merresha me planin pas 25 Prillit çdo shqipëtarë ka të drejtë të më thot dhe mua, mirë o mirë dakort pas 25 Prillit por sot ça do bëj unë, sot çafrë do bëj I papuni, sot çfarë do bëj I papuni që nuk ka paratë për të sjellë ushqimin elemetar në tavolinë, sot çfarë do bëj biznesi që është në prag falimenti apo ata që kanë falimentuar, sot çfarë do bëj ai që ka humbur vendin e punës prej pandemisë.

Çim Peka: Pra ju po thoni që pesë pikat e propozuara nuk janë 5 pikat e qeveris Basha por janë 5 këshilla të Lulzim Bashës për qeverinë Rama?

Lulzim Basha: Nuk janë këshilla janë një plan, një planë për të cilën ne prej javësh kemi mbledhur të dhëna, kemi parë gjendjen e buxhetit, kemi parë prioritet sipas ekipit tonë të ekspertëve si ta parandolojmë një rënie të dytë në gremin dhe kemi propozuar një plan realist të cilën po të ishim sot në drejtim të vendit do ta zbatonim sot edhe në këtë gjendje ku është buxheti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY