Tabaku: 10 oligarke moren 2100 tendera vitin e kaluar

Tabaku: 10 oligarke moren 2100 tendera vitin e kaluar

43
0
Shares

Ish deputetja Jorida Tabaku tha sot ne nje interviste per news 24 se Kryeministri Rama 10 oligarkëve u ka dhënë 2100 tendera vitin e kaluar.

“Këto 10 biznese që thotë Rama, janë 10 oligarkët e tij sepse ashtu siç e pranon edhe vetë dhe ashtu siç e tregon regjistri kombëtar i llogarive dhe i tatimeve dhe çdo bilanc zyrtar i dorëzuar të vetmet biznese që kanë qenë me rritje të fitimit kanë qenë bizneset që kanë marrë koncesione.

Norma më e lartë e fitimit është tek koncesionet, shkon norma e fitimit deri në 50% ndërkohë që një biznes i vogël sot ul qepenin sepse nuk ka xhiro.

Po të marrësh 50% fitim do të paguash më shumë tatim fitim.

Këta 10 oligarkët që thotë Rama kanë marrë 2100 tendera vetëm vitin e kaluar. 1 në 3 tendera i kanë marrë pa garë”, tha Tabaku shifrat e panesueshmemte monopolit me kontratat publike.

Ka një fakt të pranuar gjatë qeverisjes së Ramës është rrita e tajksacve dhe tatimeve me 4.2 miliardë euro për 7 vite që e kanë paguar një më një bizneset e ndershme dhe taksa progresive ka krijuar pabarazinë më të madhe të mundshme. Sot e gjithë pasuria në Shqipëri është e përmbledhur në 2.5% të njerëzve, tha ish deputetja Tabaku./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY