Kundërshtoi me dhunë efektivin dhe e goditi me makinë, arrestohet i riu...

Kundërshtoi me dhunë efektivin dhe e goditi me makinë, arrestohet i riu në Tiranë që tentoi t’i shpëtonte policisë

112
0
Shares

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, dhe më pas pasi e ka goditur është larguar nga vendngjarja

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A. G., 27 vjeç u kap pas disa minutash ndjekjeje nga forca e posaçme “Shqiponjat”.

“Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave” dhe “Shigjetave”, në vendin e quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit” i është bërë shenjë ndalimi mjetit tip “BMW”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke goditur me mjet punonjësin e Policisë, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., për veprat penale “Mosbindje e punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY