Konflikti Azerbaixhan-Armeni, dronet trembin kryeqytetin armen

Konflikti Azerbaixhan-Armeni, dronet trembin kryeqytetin armen

56
0
Shares

Kryeministri i Armenisë tha sot se 3 dronë janë rrëzuar në provincat Kotayk dhe Gegharkunik. Forcat armene njoftohet t’i kenë shkatërruar këta të fundit.

Një dron i katërt mbetet ende i pa rrëzuar. Njoftohet po ashtu se procesi i dedektimit dhe neutralizmit të dronit të katërt është në zhvillim e sipër.

Nderkaq Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se sot ushtria e Nago-Karabakut rrëzoi një aeroplan dhe një helikopter të Ajzerbajxhanit.

Sipas mediave të huaja menjëherë pas kësaj, u raportua se edhe dy avionë të tjerë u rrëzuan.

“Dy avionë të tjerë u goditën. Kjo do të thotë që tre aeroplanë u rrëzuan sot. Për më tepër, dy helikopterë dhe gjashtë dronë u shkatërruan brenda ditës,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan në profilin e tij në Facebook.

Forcat e Nago-Karabakut rrëzuan një aeroplan dhe një helikopter në jug dhe juglindje të vendit” , shkroi zëdhënësja e Ministrisë Susan Stepanjan më parë në profilin e saj në Facebook.

Ndërkohë disa orë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se 15 automjete u shkatërruan, dhe  të një sistem raketash BM-30 Smerch dhe gjashtë dronë u rrëzuan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY