Horoskopi, 2 Tetor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Ndaje

Dashi

Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj duke favorizuar jetën sentimentale. Nga ana tjetër planeti Mars do të jetë shumë i favorshëm në këtë periudhë. Në punë, nëse jeni të angazhuar me kohë të pjesshme dhe ndjeni nevojën për më shumë, nuk do të vonojnë zgjidhjet.

Demi

Zhvillime pozitive do të ketë për dashurinë, ku historitë e lindura së fundmi do të rezultojnë vërtetë të rëndësishme. Në punë mund të përballeni me disa probleme që kanë të bëjnë me paratë, por gjithsesi do të jeni të vlerësuar për idetë që keni.

Binjakët

Do të keni dyshime dhe pasiguri në dashuri, ndaj mundohuni që të shmangni komplikimet. Ndërsa në punë, ndonjë projekt nuk do të ecë dhe kjo gjë ju shqetëson.

Gaforrja

Jeni shumë xheloz dhe kjo gjë është thikë me dy presa! Mundohuni që të ruani qetësinë. Në punë, do të keni kontakte me ambiente të reja dhe rezultatet do të jenë premtuese.

Luani

Historitë që kanë lindur në javët e fundit do të vazhdojnë qetësisht, ku do të favorizohen takimet e reja. Në punë, do të ketë zhvillime të favorshme.

Virgjëresha

Historitë e lindura si lojë, shumë shpejt do të qartësohen. Tetori është një muaj i rëndësishëm për dashurinë. Sa i takon punës, kush ka vendosur që të ndryshojë rrugë, nuk do të gabojë.

Peshorja

Çiftet që janë në krizë, duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë kësaj të premte. Nga ana tjetër në punë, mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos acaroheni.

Akrepi

Në dashuri mundohuni që të mos bëni krahasime me të kaluarën. Në punë, do të përballeni me më shumë debate, dhe fundjava do të sjellë me vete një sërë dyshimesh.

Shigjetari

Në dashuri do të përballeni me probleme të vogla për menaxhimin e parave në raportin në çift. Kjo gjë mund të pengojë çuarjen përpara të një projekti. Ndërsa në punë, ky është një moment i mirë për të bërë projekte për të ardhmen.

Bricjapi

Dita do të jetë mjaft e ngarkuar sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm në lidhjet e vështira. Ndërsa në punë duhet të bëni kujdes me shpenzimet, pasi ka ardhur momenti për të menduar për diçka me rëndësi.

Ujori

Në dashuri do të përballeni me probleme, nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së dashit. Ndërsa në punë ka ardhur momenti për të bërë projekte të reja, edhe pse të ardhurat nuk ju mjaftojnë.

Peshqit

Prania e Hënës tek të lindurit e shenjës së dashit gjatë kësaj dite, do të sjellë zhvillime të bukura. Çiftet që janë bashkë prej kohësh, do të kenë mundësi që të organizojnë diçka të bukur. Në punë do të ketë zhvillime pozitive, dhe ekziston mundësia që të përfundoni një projekt me rëndësi brenda pak javësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje