Skandali me punesimet elektorale, nje bashki puneson dyfishin e administrates

Skandali me punesimet elektorale, nje bashki puneson dyfishin e administrates

73
0
Shares

Ish deputete e PD, Dhurata Çupi ka denoncuar sot ne rrjete sociale nje skandal te madhe per buxhetin qe lidhet me punesimet elektorale.

Nje bashki ne qarkun e Dibres ka punesuar dyfishin e personelit ekzistues.

Behet fjale per bashkine e Klosit e cila numeronte 98 punonjes ndersa tani ka 214 te tille, pak me shume se dyfishi ne fakt.

Por punesime elektorale ka edhe ne bashkite e Matit, Bulqizes dhe Peshkopise dhe punesimet jane ne mase te madhe.

”Punësimet e përkohshme elektorale po ndodhin në të gjithë Bashkitë e Qarkut të Dibrës. Në vend që të punojnë për interesin e qytetarëve, bashkitë po i shërbejnë inetersit të PS. Kanë punësuar 250 persona shtesë në administratë, në një kohë kur qarku i Dibrës po mpaket, sepse njerëzit po largohen.

Pa asnjë ide, pa asnjë plan të vërtetë punësimi, pa asnjë mbështetje për biznesin, po zhpenzojnë taksat e qytetarëve të vjedhur të Dibrës dhe të Shqipërisë për t’i bërë rroga për ata që mendojnë se do t’u mbledhin kartat e identitetit ditën e votimit”, komenton Cupi. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY