Shkarkohet drejtori i doganave, vendin e tij e zë një emër i...

Shkarkohet drejtori i doganave, vendin e tij e zë një emër i njohur

322
0
Shares

Gent Gazheli është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave.

Ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin. Ky i fundit u emërua më 31 tetor të vitit të kaluar dhe është shkarkuar ende pa bërë vitin, për t’ja lë kështu drejtimin e institucionit që sjell të ardhura në buxhetin e shtetit një ish-ambasadori.

Nga ana tjetër, Gazheli u lirua nga detyra si ambasador në nëntor të vitit 2019. Ai u bë një emër mjaft i lakuar në media para se të largohej nga detyra e ambasadorit në Turqi.

Kujtojmë se Gazheli u kritikua ashpër pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Le lene”, të cilën e telefonnin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin ashtu sikurse ky i fundit u kishte premtuar për të nxjerrë Alvin Berisha nga kampi Al Hol.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY