TEATRI/SPAK bashkon 6 padi në një, zbulohet kush pyetet i pari

TEATRI/SPAK bashkon 6 padi në një, zbulohet kush pyetet i pari

69
0
Shares

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

E para që është marrë në pyetje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore është avokatja Adriana Kalaja. Ndërkohë që pas saj do të pyeten të gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Aleanca për Teatrin ka bërë një kallëzim në SPAK për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku i akuzojnë për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas Aleancës, në momentin e shembjes së godinës kishte ende artistë e aktivistë brenda.

Prokuror i çështjes hetimore është përzgjedhur, Ervin Kondili.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY