Rama quajti Bashën ‘shalqi me provë’/Salianji- Ramës: Kryeministri është kungull që si...

Rama quajti Bashën ‘shalqi me provë’/Salianji- Ramës: Kryeministri është kungull që si hyri doli

68
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale, pasi kryeministri Edi Rama e konsideroi liderin e opozitës Lulzim Basha “shalqi me provë”.

Salianji shprehet se shqiptarët nuk kanë se çfarë të presin më, duke shtuar se kryeministri është një kungull, që si hyri, ashtu doli.

“Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që  nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!

Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar. Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.Shqiptarët duan ndryshim”,-shkruan Salianji.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY