Paketa e PD për ekonominë/Reagon Rama: Basha kandidat për kryeministër? Shalqi me...

Paketa e PD për ekonominë/Reagon Rama: Basha kandidat për kryeministër? Shalqi me provë, është i pangrënshëm…

57
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar platformën e Partisë Demokratike me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Për Ramën, Lulzim Basha si kandidat për kryeministër është “shalqi me provë”, sipas tij e “pangrënshme”.

Sipas tij, opozita dhe kreu i saj kanë qenë në pushtet dhe si e tillë s’janë alternativë e “ardhur nga hëna”, por për Ramën janë shprehje e mungesës së seriozitetit.

Për atë që e quani kandidati për kryeministër, përgjigja ime është e thjeshtë, është shalqi me provë. Pra është i pangrënshëm. Nuk është i ardhur nga hënë, por ka qenë në provë disa herë! Shkuarja në ekstrem me propozime të quajtur platforma është mungesë serioziteti të provuar në kohën kur këtë vend e qeveristë tjetër kush.

Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e covidi ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe atë klubin e opozitës së bashkuar”.

Në fund të një takimi të gjatë me gazetarët, Edi Rama ka komentuar dhe vendimin për hapjen e kazinove në qendër të Tiranës, që sipas tij është fryrë prej mediave, pasi ligji e parashikon caktimin e një zonë strategjike.

Rama tha se në ligj thuhet qartë se kazinotë lejohen në hotelet me 5 yje, dhe në ato vende strategjike ku caktohen nga vetë qeveria.

“Kjo është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë licensa për kazino apo për bixhoz. Është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në qendër të Tiranës.

Dhe duke pritur që dikush tjetër të ofertojë, jo se janë hapur në atë rrugë, kazinotë hapen vetëm në struktura me 5 yje, apo në zona strategjike për turistët, gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht. Në hotelet me 5 yje po, 5 yje me brande, jo me pikturat e mia, si psh t’ia vë emrin unë Ezali (Edi, Zaho, Linda)”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY