Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia nxjerr detajet

Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia nxjerr detajet

101
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i një 29 vjeçarin, pasi në rrugën “Frank Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të një 40 vjeçari pasi kishte vjedhur një biçikletë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i një 50 vjeçari pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. Për të njëjtën akuzë u arrestua edhe një 37 vjeçar, i cili ushtroi dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Ndërkohë, nbjë ditë më parë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për një 24-vjeçare pasi shkoi gjoja për të lypur në një banesë në Kashar, por më pas tentoi ta vjedhë atë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY