VIDEO/Mjekja denoncon: PPP-ja e parkimit s’po na lejon të fusim makinat as...

VIDEO/Mjekja denoncon: PPP-ja e parkimit s’po na lejon të fusim makinat as në oborrin e QSUT

51
0
Shares

Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale një akt të paprecedentë në oborrin e QSUT-së, ku mjekët nuk lejohen të parkojnë makinat e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta.

Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.

Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së.

Publiée par Monika Fida sur Lundi 28 septembre 2020

“Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY