Gjiknuri nuk i ndahet ‘tërmeteve’, të qeshura e reagime në sallën e parlamentit pas fjalës së tij

Ndaje

Është mbledhur sot Komisioni për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor. Gjatë kësaj mbledhje, mbajti fjalën e tij edhe përfaqësuesi i maxhorancës në këshillin Politik ‘tërmeti’ Damian Gjiknuri.

Ky i fundit, ndër të tjera u shpreh se ‘së fundmi ndodhi një tërmet politik, siç është ndryshimi i Kushtetutës’.

Ndoshta nuk kemi bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, por tashmë ata janë bërë. Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushtetuta vërtetë nuk përmend fjalën koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat.

Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës’, tha Gjiknuri.

Përmendja e fjalës ‘tërmet’ nga përfaqësuesi i Ramës shkaktoi të qeshura e reagime në sallën e parlamentit. Kjo, pasi në përgjimet e BILD, ku flitej për zgjedhjet në Dibër, ishte kjo fjalë që dëgjohej të thuhej nga ana e Damian Gjiknurit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje