“160 mesues te infektuar ne dy jave mesim”

“160 mesues te infektuar ne dy jave mesim”

56
0
Shares

Nje numer mesuesish kane rezultuar te infektuar ne te gjiithe vendin duke treguar pamjaftueshmerine e masave te qeverise.

“Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.

Përkundrazi! Drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin, me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollave pa asnjë plan”, thuhet ne nje deklarate te Albana Vokshit.

Vokshi thote se numri duhet te jete shume me i larte.

Numri real duhet të jetë shumë më i lartë për dy arsye:

1. Tamponimi është bërë pak ose aspak

2. Edi Rama ka urdhëruar kodin e heshtjes. Asnjë drejtues nuk bën transparencë e nuk informon stafin mësimor, prindërit e nxënësit duke krijuar një situatë shumë të rënduar psikologjike. Mësuesit, nxënësit së bashku me familjarët janë në panik që shkaktohet më së shumti nga pasiguria, frika që vjen nga mungesa e informacionit.

Pas përfundimit të javës së dytë problemet kyçe janë 4.

1. Nuk respektohet protokolli I sigurisë së shëndetit.
Në shkolla nuk ndiqet rradha e veprimeve për të testuar çdo kontakt, karantinuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit.

2. Kushtet higjieno sanitare vazhdojnë të jenë të mjerueshme.
Në rreth 90% të shkollave mungojnë kushtet më elementare, si uji i rrjedhshëm dhe sapuni. Kjonsituatë është edhe në Tiranë, megjithëse çmimi i ujit është rritur vit pas vit nga Erion Veliaj.

3. Dezinfektimi midis turneve nuk bëhet dhe nuk sigurohen as maska, as dezinfektantë.
Nxënësit dhe mësuesit i kane blerë vetë maskat dhe dizenfektantët, duke rritur kostot e familjeve, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka investuar asnjë qindarkë për sigurinë e tyre.

4. Mësuesit janë të mbingarkuar, duke rrezikuar uljen e cilësisë së mësimdhënies.
Qendrimi me orë të zgjatira dhe të papaguara nga mësuesit po i çon ata drejt demotivimit. Për qeverinë e Edi Ramës mësuesit dhe nxënësit nuk janë prioritet, prandaj janë lënë në mëshirë të fatit.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë drejtuesve të shkollave të mos u binden urdhrave të pushtetit Edi Ramës ne dëm të shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe në dëm të cilësisë mësimdhënies.

Ne vijim Bokshi propozoi ne emer te PD disa masa.

“Është urgjencë kombëyare që qeveria të marrë disa masa elementare për të ruajtur shendetin dhe cilësinë e mësimdhënies në shkolla.

1. Të bëhen testime masive serologjike e tamponim për të gjithë mësuesit dhe stafin ndihmës në cdo shkollë të vendit, në mënyrë të tq qartësohet harta e përhapjes së COVID19 dhe shkëputjes së zinxhirit të infeksionit.

2. Të mos lejojë zhvillimin e mësimit në ato shkolla, ku nuk përmbushet asnjë kusht higjeno sanotar. Qeveria të publikojë në ambjentet e jashtme certifikatën e plotësimit të kushteve të përcaktuara në protokollin e sigurisë.

3. Të sigurojë dezinfektim për ambjentet shkollore dhe maska falas për çdo mësues, si dhe për nxënësit e familjeve në nevojë.

4. Të kontraktojë mësues shtesë për të lehtësuar barrën e rëndë shkatërruese për mësuesit, si dhe të shpërblejë mësuesit për oret shtese”, tha Vokshi ne nje deklarate te PD. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY