Shkeli vendimin e Gjykatës dhe dhunoi 3 vajzat, policia ndalon 44-vjeçarin

Shkeli vendimin e Gjykatës dhe dhunoi 3 vajzat, policia ndalon 44-vjeçarin

62
0
Shares

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tre vajzave të tij.

Ndërkohë 44-vjeçari ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kishte vendosur lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.

Njoftimi: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Stavaleci”, Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. C., 44 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmës, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY