“Mjaft broçkullite pa fund”, replika mes Hajdarit dhe Spiropalit: Po të jap...

“Mjaft broçkullite pa fund”, replika mes Hajdarit dhe Spiropalit: Po të jap dinjitet që mos rrish pas shefit

90
0
Shares

Replika te forta mes Hajdarit dhe Spiropalit ne Kuvend. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke folur nga foltorja e Parlamentit, i është drejtuar me tone të ashpra deputetes Rudina Hajdari.

Spiropali i kërkoi zonjës Hajdari “që të mbajë gojën dhe t’i vërë fre vetes kur flet” pasi kjo e fundit u shpreh se pandershmëria dhe mashtrimi është kryefjala e mazhorancës në Parlament.

Në fjalën e saj Spiropali ka thënë se Hajdari duhet të mbajë përgjegjësi si për familjen biologjike dhe atë politike, për të provuar votën e popullit.

E nderuar Rudina mbaj gojën. Vëri fre vetes. Iu drejtove këtu deputetëve të PS-së. Nuk të kanë asnjë borxh që i fyen në dinjitetin e tyre. Dakord.. Nuk të kemi asnjë borxh. Nëse ne këtu mbajmë përgjegjësi për listën tonë një më një, mbaj edhe i përgjegjësi për të gjithë. Edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe politike. Nëse do flasësh këtu për lista dhe zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ti ke hyrë nga listat.  Provoje, hyjë detit në këmbë, ta shohim. Por nuk është ky diskutimi. Nuk jemi këtu për të fyer njëri tjetrin. Për të thuru pretenca prokurorie. Jemi për të diskutuar mbi rezolutën për Integrimin” tha Spiropali.

Rudina Hajdari u ndal sërish tek listat e hapura, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama.

Hajdari theksoi se kryeministri Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy duke i thënë se listat do të hapen, por që sipas saj rezultoi vetëm një mashtrim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY