Kërkesat e mjekëve të vështira, flet ministrja pas takimit: Kanë nevojë për...

Kërkesat e mjekëve të vështira, flet ministrja pas takimit: Kanë nevojë për një ekspertizë ndërkombëtare

49
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi pas takimit me një përfaqësi mjekësh në kryeministri se katër kërkesat e tyre do të merren parasysh dhe do të diskutohet në tryeza më të vogla nga java e ardhshme.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se kërkesat e mjekë kërkojnë ekspertizë të brendshme dhe ndërkombëtare

Manastirliu: Po punojmë për të bërë më të mirën, mjekët janë aseti ynë më i çmuar. Do të diskutohet për të 4 pikat. Kërkesat janë të ndryshme dhe kërkojnë ekspertizë të brendshme dhe ndërkombëtare. Qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve, jemi në të njëjtën anë dhe në shërbim të qytetarëve. Jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe diskutimet për to do të vijojnë.

Mjekët vlerësuan se hodhëm bazat e para të një bashkëpunimi dhe javën e ardhme do të ngrihen grupet e punës.

Duket se kjo është një strategji për zvarritjen e protestës. Ndërkohë, as Manastirliu dhe as Stroni nuk iu përgjigjën pyetjes se cilat kërkesa janë më emergjente.

KERKESAT E MJEKEVE

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

/DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY