Atentati në makinë ndaj Gjinit/Prokuroria në gjurmët e një të dyshuari, kamerat...

Atentati në makinë ndaj Gjinit/Prokuroria në gjurmët e një të dyshuari, kamerat fiksojnë lëvizjet e dyshimta

90
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me tritol ndaj Preng Gjinit më 15 shtator të këtij viti.

Prokuroria e Tiranës dhe grupi i hetimit të Krimeve të Rënda kanë identifikuar një person që shfaqet në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi. Ai largohet me vrap, ndërsa ka të hedhur në krahë një çantë të kuqe, i veshur me xhinse edhe me kapele në kokë si dhe një bluzë të zezë.

Ky person  shfaqet gjatë kohës që Preng Gjini  po pi kafe duke vëzhguar në distancë, ndërsa bën lëvizje të dyshimta. Kamarierë të një lokali afër perimetrit ku ndodhi shpërthimi i thanë grupit të hetimit se ky person u kishte folur në gjuhën italiane. Por prokurorët dyshojnë që në të vërtetë ai është shtetas shqiptar.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ky person dyshohet të ketë lidhje familjarë me fisin Reçi në Mirditë.

Drejtuesit e policisë kanë ardhur në takim pikërisht për të folur me këtë çështje pasi duan të identifikojnë personin e dyshimet që shfaqet në pamjet filmike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY