AFATI/Presidenti Meta hap garën për vendin e lirë në Gjykatën Kushtetuese

AFATI/Presidenti Meta hap garën për vendin e lirë në Gjykatën Kushtetuese

58
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar për të tretën here rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në gjykatën Kushtetuese “vakancë e parakohshme””.

Rishpallja e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë bëhet me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

“Në mbështetje të neneve 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi vlerësova njoftimin nr. 268 prot., datë 18.09.2020 dhe Vendimin nr. 29, datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, administruar me nr. 3188 prot., datë 21.09.2020, nëpërmjet të cilit KED-ja ka vendosur njoftimin e Presidentit të Republikës për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme e shpallur fillimisht nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, për shkak se në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED-ja, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant aktualisht nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë, Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj” thuhet në dekret.

Afati i dorëzimit të aplikimeve nga kandidatët është 14 tetori.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY