“Dëgjo këtu ti pederast m*ti!” Telefonata e Ballës habit Rudina Hajdarin gjatë...

“Dëgjo këtu ti pederast m*ti!” Telefonata e Ballës habit Rudina Hajdarin gjatë mbledhjes online

233
0
Shares

Mbledhja e Komisioni për Integrimin Europian ka prodhuar ditën e djeshme një incident të pazakontë dhe banal.

Në momentin që Kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, po bënte apelin përmes platformës “Zoom”,  kur i erdhi radha deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe një zë “misterioz”.

Në pamje duket vetëm Hajdari por, për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.

Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe përgjigja e deputetit, i cili thotë: “Pse ça bëra unë?” Më pas linja ndërpritet dhe i kalon radha deputetit Nikolin Staka.

Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar në mbledhjen e sotme virtuale projekt- relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY