“Nxënësit dhe mësuesit të rrezikuar, testim u bëhet vetem prokurorëve të SPAK”

“Nxënësit dhe mësuesit të rrezikuar, testim u bëhet vetem prokurorëve të SPAK”

37
0
Shares

“Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19 në shkolla”. tha sot ish deputetja e PD, Albana Vokshi.

“Nxënësit dhe mësuesit të rrezikuar, testim u bëhet vetem prokurorëve të SPAK! A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve?”, terhoqi vemendjen Vokshi.

“Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-9 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo” etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!“, shkruan Vokshi. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY