Rama zbulon shifrën, ja sa do të rriten pagat e mjekëve dhe...

Rama zbulon shifrën, ja sa do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve

197
0
Shares

Gjatë një bashkëbisedimi me stafin mjekësor, kryeministri Rama ka folu për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se do të bëhet një ndërhyrje me synimin që pagat të kenë një rritje të konsiderueshme, rreth 40%.

Shifër kjo që për kryeministrin e vendit është mjaft e konsiderueshme. Kryeministri gjithashtu  zbuloi se kjo rritje do të kombinohet bashkë me pagat e mësuesve.

“Për pagat e mjekëve, infermierëve, personelit mjekësor do të bëjmë një ndërhyrje të fortë dhe do të jetë një rritje e konsiderueshme.

Nuk dua të flas me shifra finale, por besoj se do të arrijmë rreth 40%. Duam ta bëjmë të kombinuar bashkë me pagat e mësuesve dhe të plotësojmë një zotim, se do të kemi një rritje 40% në këtë katër vjeçar që po mbyllim”tha Rama.

Deklaratat i beri gjate inspektimeve te punimeve në maternitetin e ri të Beratit, shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY