Fushata elektorale/Erion Veliaj ndryshon 16 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, kush janë...

Fushata elektorale/Erion Veliaj ndryshon 16 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, kush janë emrat e rinj

356
0
Shares

Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka vendosur të ndryshojë 16 drejtuesit e Institucioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës, duke bërë të mundur që një pjesë e tyre të angazhohen me kohë të plotë në fushatën elektorale të 25 prillit.

Mësohet se kryebashkiaku ka vendosur largojë nga detyra, drejtorin e Përgjithshëm, të Ujësjellësit të Tiranës, Redi Molla dhe në vendin e tij të emërojë, Elton Kacidhen, ish-kreun e Mjaftit.

Ndërkohë që postin që Elton Kacidhja mbante si drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Veliaj ia ka besuar Erindi Bejkos.

Bejko ka qenë më parë drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë, por këtë detyrë tashmë kreu i bashkisë ia ka besuar Aurel Çukos.

Ditjon Baboçi s’do jetë më drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës së Tiranës, ndërkohë që detyrë i është besuar Frida Pashakos.

Lëvizje ka pësuar dhe Drejtoria e Shërbimit Funeral të Tufinës, detyrë që i është besuar Arjan Manahasës, ndërkohë që është larguar Andi Boletini.

Në funksionet e reja në Bashkinë e Tiranës është emëruar si drejtor, këngëtari Vitmar Basha, i cili do të jetë Drejtori i qendrës TEN.

Ndërkohë që sportistja, Deborah Keçi është emëruar në krye të Klubit Sportiv Tiranë, në vend të Spiro Kolekës.

Lista e drejtorëve të ri të Bashkisë së Tiranës: Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja

Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko

Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko; Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako

Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari; Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa

Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi; Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha

Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko; Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.

Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani; Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores

Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli; Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti

Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi; Faola Hodaj – emerohet ne drejtorinë e Inovacionit/Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY