EMRAT/Të tjera aksidente me vdekje në vend, detajet e para

EMRAT/Të tjera aksidente me vdekje në vend, detajet e para

82
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peqin ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Gjoçajve’, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person që po ushëtonte me moto. Personi që ka humbur jetën është një 62-vjeçar, ndërkohë që policia është duke shkuar drejt vendngjarjes.

Sakaq dhe nje aksident tjeter ka ndodhur ne Shkoder. Nga ngjarja fatkeqësisht ka mbetur e vdekur gruaja, e cila është identifikuar si Hatixhe Dele. Ermir Delaj, i shoqi,  ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY