EMRAT/Plagosja te ‘Astiri’, shpallen në kërkim dy persona, mes tyre edhe një...

EMRAT/Plagosja te ‘Astiri’, shpallen në kërkim dy persona, mes tyre edhe një vajzë

99
0
Shares
Foto Ilustruese

Detaje te reja mesohen nga ngjarja e fundit kriminale ne vend, ku mbeti i plagosur nje person ne Astir.

Mësohet se janë shpallur në kërkim gjithsej tre persona, mes tyre edhe një vajzë. Burimet njoftojnë se është shpallur në kërkim autori i dyshuar Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç.

Mehmetaj është në kërkim edhe nga Policia e Durrësit, pasi gjykata ka vendosur masë sigurie “arrest në burg” pasi akuzohet për një tjetër tentativë vrasjeje.

Dy të tjerët e shpallur në kërkim për plagosjen e mbrëmshme janë E.D, 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe. Ata akuzohen për moskallëzim krimi. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku 20-vjeçari Mehmetaj ka qëlluar me armë zjarri 45 vjeçarin Spartak Beqaraj duke e plagosur në këmbë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY