Dosja e plotë/Zbulohet kush ia dhuroi armën Fjolla Morinës, këngëtarja shtatzënë

Dosja e plotë/Zbulohet kush ia dhuroi armën Fjolla Morinës, këngëtarja shtatzënë

150
0
Shares

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, e cila u kap në pikën Kufitare të Morinës me një pistoletë në çantë dhe 20 fishekë në makinë, ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se pistoleta ndodhej në çantë.

Në deklarimin e saj, Fjolla Morina e pranon faktin se në çantën e saj kishte një pistoletë, por sipas saj i është dhuruar nga një person i cili nuk jeton më. Sipas deklaratës, ajo thotë se nuk kishte dijeni se pistoleta ishte në çantë, pasi e kishte ndërruar çantën pak përpara se të nisej për në Shqipëri.

“Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi futur në PKK e kontrollit të Morinës Kukës dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë dhe këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Deklaroj se personat në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën”, thotë në deklaratën e saj këngëtarja Fjolla Morina.

Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzanë. Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, Çështja penale është regjistruar në Prokurorinë e Kukësit për akuzën e “Trafikimit të armëve dhe municioneve”, akuzë kjo që parashikon dënimin nga 7 deri në 15 vite burgim./Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY