DETAJE/Gjimnazistja me koronavirus, mësueset rezultojnë pozitive në shkollën 9-vjeçare

DETAJE/Gjimnazistja me koronavirus, mësueset rezultojnë pozitive në shkollën 9-vjeçare

113
0
Shares

Një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër është konstatuar pozitive me koronavirus.

Nxënësja ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Rrjedhimisht, DSHP ka vendosur që të testojë të gjithë klasën për të verifikuar nëse ka nxënës të tjerë të prekur nga koronavirusi.

 

Më herët u raportua se një edukatore e një kopshti në Kuçovë, bashkë me fëmijën e saj, janë infektuar me Covid-19.

 

Fëmija ishte pjesë e njërit prej grupeve të fëmijëve në kopsht. Pas mësimit për infektimin e tyre, edukatorja bashkë me familjen e saj janë karantinuar. Po ashtu dhe 12 fëmijët pjesë e grupit të edukatores janë karantinuar dhe pritet të bëjnë testimin.

Po ashtu, burimet per mediat, thone se numri i mësuesve të zyrtarizuar me Covid-19 në shkollën “Shefqet Tançi” në lagjen e re të Bulqizës, ka shkuar në 5, duke e bërë situatën në këtë institucion alarmante. Po ashtu, Fax Web shkruan se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit.

/DRONI.al/

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY