Rama per deklaraten e Metes per shkrirjen e Parlamentit: Ka raport personal...

Rama per deklaraten e Metes per shkrirjen e Parlamentit: Ka raport personal me rrotullimin e henes

50
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bere ironi me nje deklerate te Presidentit Ilir Meta diten e djeshme ku paralajmeronte per shkrirjen e Parlamentit.

Nga Gjermania ku ndodhet në një vizitë, Rama tha se Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e Henes.

Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë, në cfarë formë që të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e Hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e Hënës në momentin që flet.

Parlamenti vijon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vijojë që të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin gjedhor ndryshimet që ndodhën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një absurde që nuk e ka asnjë vend, në një që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore” tha Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY