Jepet vendimi për një nga të arrestuarit e operacionit “Los Blancos”: Pritet...

Jepet vendimi për një nga të arrestuarit e operacionit “Los Blancos”: Pritet ardhja e fashikujve

338
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg me afat 40 ditë për Gentian Manaj, të arrestuar në Tiranë për llogari të operacionit “Los Blancos”. Gjatë oporacionit ndërkombëtar u arrestuan 30 persona.

Gjatë operacionit janë arrestuar 5 persona në Shqipëri, 5 shtetas shqiptar jashtë vendi. Ndalimi i Manaj u bë për llogari të autoriteteve italine me qëllim ekstradimin.

Vendimi i togave të zeza është dhënë me afat për shkak se pritet të mbërrijnë nga italia fashikujt e dosjes, ndërsa me pas gjykata do vendose nëse do ekstradohet drejt italisë apo jo.

Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro, të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal në trafikimin e kokainës, kanë dalë gjjthashdu dje para togave të zeza në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.

Gjykata ka vendosur edhe për ta burg me afat 40 ditë deri në mbërritjen e të gjithë fashikujve të hetimit mbi të cilat bazohet akuza nga Europolis dhe Eurojust.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY