Propozimet që sollën bojkotin e mbledhjes/PS: Koalicionet me lista unike, pranojmë listat 100% të hapura

Ndaje

Pak para mbledhjes së Këshillit Politik, Maxhoranca pranoi kërkesën e opozitës për lista 100% të hapura, por hoqi koalicionet.

Kjo ka bere qe opozita e bashkuar te bojkotoje mbledhjen e sotme, duke i derguar nje leter Keshillit Politik, ku i kerkon nderhyrjen e OSBE.

Mazhoranca ka kërkuar që kandidatët t’i nënshtrohen votës preferenciale, ndërsa qytetari voton partinë/koalicionin dhe 1 kandidat preferencial dhe vota preferenciale ndryshon renditjen e listës.

Më konkretisht, amendamentet e propozuara parashikojnë:

LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

PRAGU MINIMAL PËR NDARJEN E MANDATEVE për Kuvendin,mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte elektorale) është 3% E VOTAVE TË VLEFSHME NË SHKALLË VENDI. Ky prag i propozuar bazohet në standardet më të mira demokratike në fushën e zgjedhjeve dhe është pranuar edhe nga Komisioni i Venecias në një sërë opinionesh të tij.

GJINIA MË PAK E PËRFAQËSUAR garantohet se do të jetë JO MË PAK SE 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar nga subjekti zgjedhor ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor.

KOALICIONI ZGJEDHOR parashikohet si SUBJEKT ZGJEDHOR QË KONKURON NË ZGJEDHJE. Pragu elektoral për koalicionet zgjedhore është 3 % dhe është i njëjtë me pragun elektoral që duhet të plotësojë një parti politike që konkuron e vetme në zgjedhje.Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit.Marrëdhëniet midis partive pjestare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.

PARTIA POLITIKE OSE KOALICIONI ZGJEDHOR, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, DEPOZITON NË KQZ LISTËN SHUMËEMËRORE të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50DITË PARA DATËS SË ZGJEDHJEVE.

Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. SUBJEKTI ZGJEDHOR NUK MUND TË NDRYSHOJË renditjene kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. KANDIDATËTRI-RENDITEN VETËM NË ZBATIM TË PËRLLOGARITJES SË VOTAVE PARAPËLQYESE dhe plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore

Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuesejashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve). Shpërndarja e mandateve fillon pas RI-RENDITJES FINALE TË KANDIDATËVE DUKE PATUR PËR BAZË TRE ELEMENTË: së pari, rënditjen e tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektitpër të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.

Amendamentet ruajnë koalicionet dhe garantojnë garën e ndershme zgjedhore. Formula e ndarjes së mandateve brenda partive të koalicionit, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjtha vendet evropiane që kanë sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje