I bënë atentat me 500 gramë tritol, dëshmia surprizë e Gjinit: Nuk...

I bënë atentat me 500 gramë tritol, dëshmia surprizë e Gjinit: Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllait tim

106
0
Shares

Dy ditë pas atentatit me tritol që u organizua ndaj tij, Preng Gjini është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku ka treguar të gjitha lëvizjet që ka kryer në ditën kur ka ndodhur shpërthimi.

Gjatë marrjes në pyetje në spitalin e Traumës në Tiranë, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, Gjini është shprehur se nuk ka asnjë hasmëri me persona të tjerë, duke iu referuar kryesisht fisit Reçi.

Sa i takon vrasjes së vëllait të tij në Rrëshen, ngjarje kjo e ndodhur rret një vit më parë, Gjini është shprehur se ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.

Më kanë vrarë vëllanë por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë ditës së atentatit nuk kam parë asgjë të dyshimtë, makinën ja merrja shpesh kushëririt pasi shkoja shumë mirë me të”, është shprehur mes të tjerave Preng Gjini.

50 vjeçari është shprehur më tej se ai lëviz gjithnjë i vetëm dhe nuk ruhet nga askush, pasi nuk ka pasur asnjë lloj frike për jetën e tij. E megjithë pretendimet e Prengës, ajo që tashmë është fakt, është se nga përplasja mes familjes së tij dhe familjes Reçi në Mirditë kanë humbur jetën 5 persona, dhe se ai vetë nuk ka sesi qendron totalisht jashtë kësaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY