“Formula e PS për Kodin Zgjedhor”, reagon PD: Edi Rama mashtroi shqiptarët...

“Formula e PS për Kodin Zgjedhor”, reagon PD: Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura

50
0
Shares

Partia Demokratike reagon zyrtarisht pas publikimit te draftit te PS lidhur me propozimet per Keshillin Politik. Amendamentet e propozuara nga PS parashikojnë hapjen 100% të listave, garantimin e pjesëmarrjes së grave në jo më pak se 30%, lejohen koalicionet zgjedhore etj.

Sipas Gazmend Bardhit, dhe kete here u provua mashtrimi i kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar se fshihet pas propagandes.

Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”. Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!

Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes”,-shprehet Bardhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY