“Te gjitha kontratat koncesionare do t’i nenshtrohen testit antimafia”

“Te gjitha kontratat koncesionare do t’i nenshtrohen testit antimafia”

48
0
Shares

“Të gjitha kontratat, pa përjashtim, nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohen testit antimafia. Të gjitha kontratat e koncesionit duke perfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjate qeverisjes sonë të mëparshme”, tha kreu i PD, Lulzim Basha ne emisionin Opinion.

Deklarata e Bashes per hetimin e kontratave:

Në qoftë se do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do t’i marrin dhe do t’u thonë: shiko ky qëkur ishte kryetar opozite na ishte vënë pas. Gjêja e parē qe do dëgjosh nga une është qe të gjitha kontratat, pa përjashtim, nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohen testit antimafia. Të gjitha kontratat e koncesionit duke perfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjate qeverisjes sonë të mëparshme.
Kontratat korruptive janë nul dhe nga fillimi me efekt prapaveprues dhe ne do bëjmë gjithçka që e para çdo kontratë koncesionare të hetohet dhe e dyta, aty ku paratë janë marrë me të padrejtë qytetarëve të kthehen aty ku janë marrë.
Ka dy lloje hetimesh, i kam shpieguar dhe më përpara, ka hetim administrativ ekzekutiv, që do të bëhet nga qeveria, jo nga partia dhe është hetimi penal. Janë 2 gjëra të ndryshme, hetimi penal të çon në burg Blend, kurse hetim administrativ të çon në prishje kontrate, jo vetëm në prishje kontrate, po në atë projektligj që kemi prezantuar dhe kemi përgatitur para 2 vitesh, ku ne do të përdorim mekanizmin antimafia, dmth në qoftë se ti zoti koncensionar nuk e justifikon dot që këto qindra miliona apo dhjetra miliona euro I ke marrë në mënyrë të ligjshme, ti do ti kthesh ato prapa me efekt prapaveprues./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY