“Krime mjedisore dhe korrupsioni”, PD dorëzon 3 padi në SPAK, mes tyre...

“Krime mjedisore dhe korrupsioni”, PD dorëzon 3 padi në SPAK, mes tyre një ministër

78
0
Shares

Partia Demokratike këtë të enjte ka depozuar në SPAK 3 padi penale për krimet mjedisore dhe korrupsionin në sektorin e mjedisit.

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi në një deklaratë për mediat është shprehur se ai ka depozuar padi ndaj Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi.

Ndër të tjera në fjalën e tij Malltezi thekson se qeveria është përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë “Gjoka Konstruksion”. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si “Shkalla e Tujanit” (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.

Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës. Padia e dytë është për drejtorin famoz të Klosit, Zamir Dedej.

Ai ka VJEDHUR, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike (deri më sot) fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston! Kjo veç në Absurdistan mund të ndodhë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka me padi të gjitha të dhënat për shkeljen e ligjit.

(Sic mund t’a shihni ne fotot bashkëngjitur janë përdorur numra NIPT të ndryshëm për shpallje, fitues tenderi dhe për formularë nënshkrimi kontrate të fituar dhe asnjë nga këto 2 NIPT nuk i përket kësaj shoqate!) Ky rast është për Guinnes, pasi i ka dhënë një shoqate qindra mijëra euro pa qenë e regjistruar fare në QKB dhe as nuk ka fare NIPT!

Padia e tretë është per Termet Peçin, kryebashkiakun ilegjitim të Tepelenës dhe sërish për Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”,-denoncon PD.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY