Greqia do furnizoje Shqiperine dhe MaqedonineV me vaksinen e covid

Ndaje

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia ka ndermend të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19 në mënyrë që të përshpejtojë procesin.

Qendrimi i Greqise u be i ditur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për agjencine zyrtare te lajmeve maqedone.

Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht, vaksinat i kalojnë fillimisht vendeve anëtarë të BE-së.”

Duke folur për tema të tjera të takimit të tij me Mitsotakis në Athinë dje, Zaev tha se ata kishin rënë dakord që të zhvillonin një sesion të dytë ndërqeveritar, mundësisht deri në fund të vitit dhe më pas të nënshkruanin një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë./DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje