EMRAT/Operacioni ndërkombëtar “Los Blancos”, këta janë 5 të arrestuarit nga Shqipëria, pjesë...

EMRAT/Operacioni ndërkombëtar “Los Blancos”, këta janë 5 të arrestuarit nga Shqipëria, pjesë e kartelit të drogës

83
0
Shares

Mes personave të arrestuar nga shkatërrimi i kartelit ndërkombëtar të drogës të goditur në 10 shtete janë në total 10 shqiptarë.

5 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa 5 të tjerë janë ndaluar jashtë vendit. Mes tyre është edhe Eldi Dizdari i cili sipas gazetarit Artan Hoxha është ndaluar në Dubai me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ndërsa në pranga kanë rënë edhe Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani, Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë, Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë dhe Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Ndërsa i është komunikuar masa e sigurtisë arrest me burg Altin Velsulas (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji. Nga operacioni në vendin tonë u vunë në pranga Gentjan Manaj, Elvis Jaupaj, Jorin Llambro, Rexhino Ibrahimi dhe Vladimir Lesaj.

Mësohet se “koka” e këtij karteli shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës ka qenë Gramoz alias Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi lidhet me rrëmbimin i 47-vjeçarit Jan Prenga.

“Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur”, njofton policia.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY