“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, Bardhi: Rama ka dështuar me luftën kundër krimit

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, Bardhi: Rama ka dështuar me luftën kundër krimit

54
0
Shares

PD ka reaguar përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Bardhi u shpreh se shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve, ku bandat vriten në mes të kryeqytetit.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Bardhi u shpreh se shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve, ku bandat vriten në mes të kryeqytetit.

Sipas tij është politika e ndjekur që ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.

Ndërkohë është shprehur se  se rendi dhe siguria do të jenë prioriteti kryesor për qeverinë e re të PD pas 25 prillit.

Duke zgjedhur spektaklin e luksit, në vend që të bëjë detyrën për të garantuar rend dhe siguri, Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga gangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, ose të blera me para nga aktiviteti kriminal.

Ministri sillet si bandit, duke e angazhuar Policinë e Shtetit në luftë me qytetarët dhe jo me krimin. Policia përdoret për të dhunuar opozitën, protestuesit, studentët, naftëtarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, por është kokëulur përballë krimit, sepse është e tradhëtuar nga kupola drejtuese politike e Policisë së Shtetit.

Fjalët ligj, rend, siguri nuk kanë asnjë lidhje me këtë qeveri. Ajo ka dështuar në zbulimin e të gjitha vrasjeve të bujshme dhe nuk ka çuar para drejtësisë qoftë edhe vetëm 1 bos të trafikut të drogës. Kjo qeveri nuk ka më asnjë ofertë të mirë për qytetarët.Qytetarët e refuzojnë politikën e Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”,-shprehet Bardhi.

#LIVE – Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi deklaratë për mediat

#LIVE – Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 16 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY