E FUNDIT/Vrau ish-kunatën me pushkë në sy të fëmijë, ku u arrestua...

E FUNDIT/Vrau ish-kunatën me pushkë në sy të fëmijë, ku u arrestua Agron Tanushi

470
0
Shares

Arrestohet Agron Tanushi, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij 34-vjeçare Jetmira Hasani, e ndarë nga i vëllai.

Mesohet se 31-vjeçari Tanushi është kapur në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve”,-sqaroi policia.

Viktima ishte nënë e një vajze 8 vjeçe, e cila tashmë ngeli jetime, ndërkohë që babain e ka në Greqi. Mësohet se pas divorcit 5 vite më parë, viktima jetonte në katin e dytë të banesës, ndërsa familja e ish-burrit ne katin e parë, ndërkohë që gjatë gjithë kohës kishin probleme mes tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY