Arrestohet siriani pas sherrit në ish-bllok, detajet e aksioneve të fundit në...

Arrestohet siriani pas sherrit në ish-bllok, detajet e aksioneve të fundit në Tiranë

64
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e “ish-Bllokut” në Tiranë. Policia bën me dije se ka arrestuar një 22-vjeçar me origjinë nga Siria pasi kërcënoi me thikë pronarin e një lokali.

Fillimisht, sipas policisë ata janë konfliktuar për shkak se siriani kishte prishur qetësinë publike, ndërsa në sherr e sipër i ka nxjerrë thikën pronarit të lokalit, shkruan abcnews.al.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika”, bën me dije policia.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY