Saga e vrasjeve nga Rresheni ne Itali e Belgjike, rrenjet e atentatit...

Saga e vrasjeve nga Rresheni ne Itali e Belgjike, rrenjet e atentatit sot ne Tirane

204
0
Shares

Atentati i sotem ne Tirane eshte i lidhur me nje sere vrasjesh te tjera qe kane ndodhur mes dy familjeve ne Rreshen mes te cilave dyshohet se qendron edhe trafiku i droges. Behet fjale per te pakten 4 vrasje ne Rreshen, Itali dhe Belgjiie.

Atentati ndaj Prend Gjinit ndodhi një vit pas vrasjes së vëllait të tij, një vit më parë, Armando Gjini.

Në 9 shtator 2016, u vra Sajmir Jaku, ish-drejtori i OSHEE-së, në një lokal të populluar në Rrëshen. Dyshimi kryesor i policisë ishte përfshirja në trafik droge, madje kishte dhe dyshime se Jaku kishte qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Në këtë ngjarje, policia dyshoi se ishte përfshirë dhe Kastriot Reçi, por ky dyshim nuk u provua nga policia.

Në 28 prill të 2017-ës u vra, në Romë, Gasper Reçi, vëllai i viktimës së sotme, edhe ky një personazh problematik, pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe në veprimtari të tjera kriminale.

Në 6 shtator 2017 u ekzekutua Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut, ish drejtorin e OSHEE-së për Veriun, kunat i ministrit aktual të Brendshëm Sandër Lleshaj, në Belgjikë. Policia belge ngriti dyshimet se vrasja e Gjinit ishte hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit, një vit më parë.

Më 12 gusht 2019, u ekzekutua në qendër të Rrëshenit Armando Gjini, i njohur dhe me emrin Tonin Gjini, pasi mendohej se viktima kishte ndihmuar familjen Jaku në hakmarrjen e Romës. Armando Gjini ishte pjesë e grupit të njohur me emrin e drejtuesit të tij, “Met Kananaj”, i cili njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Shqipëri.

Një vrasje në limitet e largimit të Gjinit nga Shqipëria dhe në nxitim e sipër e ekzekutuan afër Katedrales Katolike, në sy të fëmijëve.

Në 7 janar 2020, u vra Kastriot Reçi, pronar i televizionitMedia Plusnë Rrëshen përpara lokalit të tij. Reçi kishte prekur fundin dhe ekzekutimi i tij në fillim të janarit me snajper, me një plumb të vetëm para lokalit të tij “Bar Mirdita” shënoi mbylljen e kapitullit për një nga kriminelët, trafikantët e femrave e të drogës më dinakë e më diskretë që kishte njohur kjo zonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY