‘Opozita do të arrijë fitore spektakolare në Tiranë, me rreth 25 mandate’

‘Opozita do të arrijë fitore spektakolare në Tiranë, me rreth 25 mandate’

44
0
Shares

Nga Aleksander  Biberaj

Pas Durresit, klika ne pushtet, e zhytyr ne krim dhe korrupsion 8 vjecar, duke qene se ka humbur kontrollin dhe duke punuar sipas motos se rilindjes “kap ca te kapesh” se po humbasim pushtetin, po synon qe t’i turret Tiranes, te cilen e konsiderojne prene/gjahun dhe hambarin e parave te pista te tyre, ku sipas raporteve nderkombetare pastrohen nga pushteti dhe mafia e ndertimit mbi 1.5 miliard euro.

Tirana qe ka humbur cdo lloj identiteti dhe trashegimnie kulturore nen qeverisjen mafioze qendrore dhe lokale te rilindjes, Tirana ku nuk ka mbetur me asnje pellembe zone jeshile, Tirana ku jane hapur per te disaten here rruget vetem e vetem per te vjedhur duke e bere trafikun rrugor nje makth te vertet jo vetem per qytetaret kryeqytetas por edhe per ata qe vijne nga rrethet apo per turistet, Tirana ku korsite e bicikletave po i fshijne nga harta rruget e makinave, Tirana ku u prish Teatri Kombetar 100-vjecar nga talebanet e rilindjes duke shkelur kushtetuten dhe cdo ligj ne 4 te mengjesit ne kohe pandemie/karantine, Tirana e mbytur nga taksa mbi taksa nderkohe qe s’ka uje, Tirana ku gjate pandemise falimentuan me mijera biznese nderkohe qe mijera qytetare te Tiranes humben vendet e punes nderkohe qe ndihma nga qeveria ishte zero, Tirane qe ndonese u demtuar rende pas Durresit dhe Thumanes nga termetet e vitit te kaluar nuk ka pasur asnje ndihme me perjashtim te ndonje show te turpshem rilindas me “celesa shtepish te reja te varura ne qafe” dhe ato pak finde qe do jepen do keq-perdoren per fushatat qe po vijne, Tirana ku me dhjetera shkolla te demtuara jane lene per t’u rikonstruktuar ose ndertur vetem per fushatat elektorale, Tirana qe rezulton nder qytetet me te ndotura ne Bote, Tirana qe rilindja e shnderroi nga nje qytete perle ne nje qytet te pabanueshem, do t’i jape goditjen fatale mafies ne pushtet, klikes dhe regjimit kriminal ne votimet e 25 Prillit 2021 duke i dhene PD-se dhe opozites se bashkuar deri ne 25 mandate, nderkohe qe rilindja nuk do te marre me shume se 10 mandate.

Tirana dhe Durresi do t’i japin goditjen perfundimtare klikes ne pushtet, duke i dhene Shqiperise qeverisjen e PD-se dhe opozites se bashkuar, qeverisje qe e drejtuar nga Lulzim Basha dhe e perbere nga personalitete politike dhe profesionale do te sjelle ne Shqiperi ndryshimin e madh!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY