Nishani i përgjigjet Shahinit: Ishe pjesë e një qeverie që nxori në...

Nishani i përgjigjet Shahinit: Ishe pjesë e një qeverie që nxori në shitje trojet e Kosovës

55
0
Shares

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar pas deklarimeve të ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila atakonte opozitën së e kishin sulmuar për shkak të dialektit.

Sipas tij, nuk ishte dialekti qe e mundoi ish-ministren, por fakti qe ishte pjese e nje qeverie qe mundonte te shiste trojet e Kosoves.

Nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar marksisten ish-Ministre e Arsimit, por gjuha e helmatisur e guzhinës shqiptarofobe të çetnikëve serbë që rrjedh nga goja e qyqarëve të keqpërdorur, si ajo!

Anëtarja e qeverisë që nxori në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë historike. Opozita e sotme në Shqipëri është kampione e çështjes kombëtare në tërësi dhe vlerave të Kosovës në veçanti.

Sepse ajo është krijuar si e tillë, ka sakrifikuar për atë dhe nuk do të reshtë kurrë të përballet për të”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY