Athina lë të pa ndryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro-grek, detaje nga vendimi...

Athina lë të pa ndryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro-grek, detaje nga vendimi i ri

142
0
Shares

Në vendimin e bërë para pak në fletoren zyrtare,Athina lë të pa ndryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro – grek.

Pra deri në datën 30 shtator ,nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare të Kapshtices dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.

Të gjithë personat  që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit,dhe test negativ për  covid 19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.

Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos,duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY