Tmerri në Elbasan/Kalojnë rrezikun për jetën dy vajzat, policia arreston shoferin dhe...

Tmerri në Elbasan/Kalojnë rrezikun për jetën dy vajzat, policia arreston shoferin dhe jep detajet zyrtare

93
0
Shares

Policia e Shtetit ka sqaruar aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës.

Sipas policisë B. P., 58 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. Q., 19 vjeçe, banuese në Shkodër.

Sipas policisë të plagosura t ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.

Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar B. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY