Aksidenti tragjik në Elbasan, flet babai i vajzës që ishte në timon:...

Aksidenti tragjik në Elbasan, flet babai i vajzës që ishte në timon: Po shkonin në ditëlindje

112
0
Shares

Babai i Denisa Dibrës, vajzës që drejtonte automjeti tip “Volswagen” ditën e djeshme, në momentin kur u godit nga pas nga një makinë tip “Benz” në dalje të tunelit të Krrabës, ka treguar detajet e para dhe ka zbulua gjendjen shendetesore te vajzes se tij.

Gazetari i RTSH Edmond Dibra thotë në një lidhje telefonike për ABC News se vajza e tij është përmendur prej orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa nuk mban mend asgjë nga aksidenti. Ndërsa shoqja e saj, Nervida Garunja është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe aktualisht ka nevojë për dhurim gjaku.

“Vajzat po ktheheshin nga një gëzim. Vajza ime është jashtë rrezikut për jetën. Po shkonin në Tiranë për ditëlindjen e njërës prej tyre. Lusinda do të festonte 19-vjetorin e lindjes. Goca ime është përmendur në orën 05:00 të mëngjesit dhe nuk e mban mend aksidentin, ka kërkuar shoqet e saj.

Shkova te spitali i Traumës dhe aty pashë vajzën. Gjendja e Nervidës është kritike. Vajza ka nevojë për dhurim gjaku. Familja e saj ndodhet në Shkodër dhe presin trupin e Lusindës”, u shpreh ai.

Behar Pema, shoferi i automjetit tip ” Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë.Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY