Rikthimi i Edi Ramës tek bixhozi/PD pyet: Kush e detyroi Edi Ramën të shkelë ligjin dhe të lejojë bixhozin?

Ndaje

Partia Demokratike vijon te reagoje ashper sa i takon vendimit te menjehereshem te qeverise per te lejuar hapjen e kazinove.

Nga selia blu, Enkelejd  Alibeaj denoncoi se pak muaj para zgjedhjeve, kur në ortakëri me krimin, Edi Rama ka marrë vendim qeverie në cilat kulla dhe në cilat rrugë në Tiranë lejohet hapja e kazinove.

Zonat janë:

•Sheshi Skënderbej, i rrethuar i gjithi me kulla gjigande në ndërtim.
•Sheshi pas pallatit të Kulturës, edhe aty është bërë pazari për një kullë.
•Parku Rinia, me kazinonë e Tajvanit
•Zona pranë Sahatit, ku po ndërtohet një kullë
•Zona pas ish Teatrit Kombëtar, që provon edhe një herë se Edi Rama e shembi dhunshëm Teatrin për të ndërtuar edhe aty kulla për pastrimin e parave të pista jo vetëm në ndërtim, por tani edhe me kazino.
•Zona prapa Presidencës. Aty po ndërton ish pronari i kompanisë më të madhe të bixhozit dhe që media e ka lidhur biznesin e tij me familjen e Edi Ramës.

Sakaq, Alibeaj ngre disa pyetje per te cilat kerkon qe qeveria te jape pergjigje:

1.Për llogari të cilëve të burgosur tek 313-ta po mbush qendrën e Tiranës dhe ish bllokun me kazino?
2.A përfitojnë nga ky vendim i marrë në fshehtësi ndonjë nga personat që ka takuar 2 netë më pare apo gjatë javëve të fundit?
3.A është lejimi i kazinove pjesë e pazarit të mbyllur me shokët e përgjimeve të Vangjush Dakos?

Alibeaj shprehet se rikthimi tek projekti kriminal i kazinove dhe bixhozit është një nga tradhëtitë më të mëdha që Edi Rama u ka bërë qytetarëve për llogari të krimit të organizuar.

Ai thote se pasi flaku në rrugë mbi 10 mijë persona të punësuar në bizneset e lojrave të fatit, Edi Rama ka vendosur t’i përqendrojë ato në pak duar.

/DRONI.al.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje