“Illyrian Guard”, PD nxjerr faktet: Policia e korruptuar e Ramës punësoi mbi...

“Illyrian Guard”, PD nxjerr faktet: Policia e korruptuar e Ramës punësoi mbi 500 persona dhe u pagua mbi 4 milionë euro në vit

63
0
Shares

Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte për “Illyrian Guard” sipas të cilave, ‘Policia politike dhe e korruptuar e Edi Ramës punësoi mbi 500 persona dhe u pagua mbi 4 milionë euro në vit’.

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në sherbime dhe transparencës deklaroi sot se vendimi për të krijuar një shoqëri me kapital tërësisht shtetëror, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë, u denoncua nga Partia Demokratike në gusht 2009, si antiligjor i cili bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, referuar detyrimit të të gjithë institucioneve shtetërore për të lidhur kontratë për shërbimin e sigurisë me këtë shoqëri, duke shmangur konkurrencën dhe duke përbërë një ndihmë shtetërore për kompaninë në fjalë, duke shkelur në këtë mënyrë dhe MSA.

Sipas PD, vetëm për një periudhë 1 -vjeçare, bazuar në të dhënat e thesarit, kjo shoqëri ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Aktualisht kompania ka 500 punonjës për shërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës sëadministratës së saj, numër i cili është projektuar të rritet.

“Në fakt, qëllimi kryesor i kësaj skeme qëndron larg atij tërritjes së cilësisë dhe uljes së kostove. Kjo skemë është ideuar për t’i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhor dhe jetik për kryeministrin e PPP-ve, ortakun e krimit tëorganizuar, autorin e kanabizimit të vendit, rrënuesit tëekonomisë dhe zbrazjes së vendit: krijimi i një policie politike, e cila më shumë se kurdo, do t’i duhet dhe do tëpërpiqet t’i vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron ndër të tjera PD.

ILLYRIAN GUARD SH.A, SHOQËRIA SHTETËRORE E SIGURISË ME 10.000 POLICË, NJË SUPERFORCË PARALELE E POLICISË, NË SHKELJE TË…

Publiée par Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences sur Vendredi 9 août 2019

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY