Arrestohen 9 persona në Tiranë, policia zbardh detajet

Arrestohen 9 persona në Tiranë, policia zbardh detajet

57
0
Shares

Jane arrestuar në flagrancë 9 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

Policia jep detajet mbi arrestimet ne Tirane, duke dhene dhe informacione mbi akuzat dhe veprat e tyre penale.

-Nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasit B. M., 25 vjeç dhe R. P., 21 vjeç, pasi, pranë sheshit “Shqiponja”, gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. K dhe pasagjerë shtetasit B. M. dhe R. P., shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit B. M. dhe R. P., për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 58 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit, për shkak të një konflikti të ndodhur më parë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. K., 33 vjeç dhe M. Sh., 20 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;

-R. P., 34 vjeç, F. B., 44 vjeç, A. F., 46 vjeç, dhe H. L., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-M. H., 27 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, biçiklistin shtetasin K. M., i cili pas ndihmës së marrë në spital, është larguar për në banesë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY