Aktorja tradhton ‘genin e djathtë’, shfaqet në aktivitetin e PS: Mbështes Edi...

Aktorja tradhton ‘genin e djathtë’, shfaqet në aktivitetin e PS: Mbështes Edi Ramës, Veliaj për t’u marrë shembull

106
0
Shares

Aktorja Arjola Demiri, e njohur per origjinen e saj  nga Tropoja, diteve te fundit ka shprehur hapur mbështetjen dhe vlerësimin e saj për punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj në Tiranë.

Teksa po fliste në Fressh Voice, gara kombëtare për liderët e rinj në FRESSH, Demiri u shpreh se Veliaj është shembulli më i mirë për t’u marrë nga të rinjtë dhe të rejat.

Sakaq aktorja tropojane ka lajmeruar se në zgjedhjet parlamentare do të jetë përkrah kryeministrit Edi Rama duke renditur edhe arsyet e vendimit të saj.

“Miq e mikesha,familjare e fansa te mij,po ju komunikoj se ne zgjedhjet e priteshme parlamentare do jem perkrah Edi Rames me tere mundesite dhe energjite e mija. Vij nga nje familje e djathte ne gen por pikerisht kjo me intrigon te braktis pergjithmone te ashtuquajturit te djathte qe abuzuan me idealet e prinderve e gjysherve te mij.

I bashkohem Edi Rames se qytetin tim te lindjes nga nje germadhe e varreze politike per 25 vjet e riktheu ne jete e nje qytet modern qe bashkjeton me shekullin e ri. Me Edi Ramen do jem jo vetem per mandatin e trete por dhe per te katertin…”, shprehet Arjola.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY